Bajrami – Albulena Haxhiut: Autorizoje Prokurorinë të merret me 2.1 milionëshin

Bajrami – Albulena Haxhiut: Autorizoje Prokurorinë të merret me 2.1 milionëshin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të autorizojë prokurorinë të meret me avullimin e 2.1 milionë eurove nga Ministria e Financave, vitin e kaluar.

“Ministrja e Drejtësisë që tha se ka autorizuar organet për t’u marrë me drogë, duhet të autorizojë prokurorinë të merret me rastin e 2.1 milionëshit dhe rastin e Hykmete Bajramit, sepse duhet të pastrohet një herë e përgjithmonë kjo çështje”.

Ajo gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për programin katërvjeçar të Qeverisë shtoi se “goja nuk mund t’i mbyllet”.

“Asgjë s’po bëni, krejt pushtetin e keni në dorë, të gjithë mund t’i ndërroni por pastrojeni këtë rast por mos provoni me ma mbyllë gojën sepse jam e pastër në këtë rast”, ka pohuar Bajrami.

Në tetorin e vitit 2020, nga Ministria e Financave por në linjat buxhetore të Ministrisë së Infrastrukturës ishin avulluar 2.1 milionë euro.

Për këtë rast kishte arrestime, por mjetet financiare nuk janë kthyer ende në buxhet. /Insajderi.com