Kryeministri grek falënderon Kurtin që e uroi për 200 vjetorin e revolucionit grek

Kryeministri grek falënderon Kurtin që e uroi për 200 vjetorin e revolucionit grek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër falënderimi nga homologu i tij grek, Kyriako Mitsotakis, njofton Insajderi.

Kjo pasi kreu i ekzekutivit Kosovar e kishte uruar Greqinë për 200 vjetorin e revolucionit grek.

“Greqia do të vazhdojë qasjen e saj konstruktive në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, me synim përforcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon, thuhet në letër.

Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Por, Athina zyrtare e ka një zyre diplomatike në Prishtinë, ku edhe zhvillon takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi ekonomik është njëra ndër temat kyçe për të cilat bisedojnë Kosova dhe Greqia. /Insajderi.com