Nesër Kuvendi mban seancë plenare

Nesër Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës sërish nesër do të mbajë seancë plenare, njofton Insajderi.

Të mërkurën deputetët kanë diskutuar për planin katërvjeçar të Qeverisë.

Ndërsa për të enjten, Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në mesin e diskutimeve do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  2. Pyetjet parlamentare,

  3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,

  4. Shqyrtimi Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 formimin e komisioneve parlamentare,

  5. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit. /Insajderi.com