Dedaj pas shkarkimit nga detyra: “Presidente e kontrabanduar”

Dedaj pas shkarkimit nga detyra: “Presidente e kontrabanduar”

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin nga detyra e diplomatit në shtetin fqinj, transmeton Insajderi.

Dedaj në ‘Edicionin Special’ në Klan Kosova, e ka quajtur Vjosa Osmanin, ”presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin e politikanes, Lenka Çuko.

“Presidentja e kontrabanduar ‘Lenka Çuko’ respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike dhe kjo është e drejtë e saj, sepse në një mënyrë në një mënyrë të shantazhuar me uzurpime në krye të shtetit, ajo ka filluar një grushtshtet, një gulgotë dhe një diskriminim mund të them ndaj meje dhe një krim të paparë”, ka thënë ai.

Mes tjerash Dedaj u shpreh se Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskriminim ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vrarë familjen.

”Mund të them se këtë ma ka bërë vetëm Millosheviqi kur ma ka vrarë familjen time dhe kjo tash më ndodh edhe mua dhe ne jemi shumë krenar dhe çdo gjë e presim të buzëqeshur dhe shumë krenarë”, ka thënë Dedaj. /Insajderi.com