54 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19

54 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në “1 Tetori”në Prishtinë, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 54 mijë persona nga gjithë vendi më vaksinën anti-COVID, shkruan Insajderi.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së enjte deri në orën 12:00 janë vaksinuar rreth 250 persona.

“Deri në këto momente në sallën ‘1 Tetori’ kemi mbi 150 të vaksinuar kurse më nivel vendi kemi mbi 1 100 por nëse i referohemi statistikave në përgjithësi nga fillimit kemi 54 mijë qytetarë të vaksinuar në nivel vendi”, ka theksuar Nimani.

Sa i përket aplikimit online për vaksinim, ai ka thënë se ende ka vështirësi, por që do të evitohen ditët në vazhdim.

“Të gjithë qytetarët që kanë arritur të aplikojnë në e-Kosova kanë terminin e tyre dhe janë kontaktuar. Kemi edhe nga ata që kanë akoma vështirësi me aplikimin e tyre”, ka thënë ai./Insajderi.com