U shpall person “Non Grata” nga SHBA, Berisha sot i adresohet mediave

U shpall person “Non Grata” nga SHBA, Berisha sot i adresohet mediave

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thirrur konferencë për media.

Kjo pasi ai dhe familja e tij janë shpallur “Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në arsyetimin e SHBA-ve për këtë vendim thuhet se si shkak janë “aferat korruptive” të Berishës.

Ish-presidenti shqiptar, ka shkruar në Facebook se sot në “Hotel Rogner” do të adresohet para mediave.

Berisha të mërkurën ka thënë se “është kërcënuar nga George Soros” rreth çështjes së korigjimit të kufijve të Kosovës. /Insajderi.com