Maqedonia e Veriut ka regjistruar 16 viktima si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 50 raste të reja të infektimit.
Ndërsa, të shëruar janë 133 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në pesë mijë e 265 raste, kurse numri total i të prekurve është 154 mijë e 937 persona si dhe të shëruar janë 146 mijë e 632 persona./Insajderi.com