Reshje të forta shiu të shoqëruara edhe me breshër janë regjistruar në orët e pasdites së sotme në Kosovë, shkruan Insajderi.
Në disa pamje të publikuar nëpër rrjetet sociale, shihen se disa pjesë të rajoneve të Kosovës janë përfshirë nga breshëri.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit pritet ngritje e temperaturave.
“Gjatë ditës së shtunë dhe e diell do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët”, thuhet në njoftimin e IHMK-së..
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. /Insajderi.com