Hoxhaj për Kurtin: Nuk mund të mbijetojë politikisht pa Thaçin

Hoxhaj për Kurtin: Nuk mund të mbijetojë politikisht pa Thaçin

“Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin. Tërë karrierën e tij politike e ka orientuar në përbaltjen e figurës së tij dhe kurrë nuk ia ka arritur”.

Kështu deklaroi të enjten kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, si reagim ndaj kryeministrit Kurti, i cili tha se marrëveshja që ish-presidenti Thaçi ka arritur me NATO-n është e dëmshme, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj shkroi se zotimet e ish-presidentit me NATO-n “kanë qenë dhe mbeten legjitime” dhe sipas tij, po zbatohen edhe nga Qeveria Kurti II.

“Përndryshe, ky kryeministër do të duhej ta dëshmonte të kundërtën duke ndërmarrë hapa konkret për anulimin e saj. Më shumë sesa për presidentin Thaçi dhe zotimet në esencë, kjo qasje e tregon për inferioritetin e tij patriotik e politik dhe mungesën e vizionit qeverisës. Por, nëse dëshiron të flasim me fakte, qe një: Albin, ti je kryeministri i vetëm në Evropë pa asnjë kontratë për vaksina”, shkroi tutje i pari i PDK-së./Insajderi.com