Muajin e ardhshëm, qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të publikojë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, transmeton Insajderi.
Kështu bëri të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili paralajmëroi rikthim të fuqishëm të LDK-së në zgjedhjet lokale.
“Në fund të këtij muaji, dhe në fillim të qershorit besoj se do ta kemi listën e plotë me emrat e kandidatëve për kryetar komunash. Në këto zgjedhje do të dalim të përgatitur. Duke përmirësuar radhët e saj, jo duke përjashtuar njerëz”, tha Abdixhiku në një intervistë në ATV.
Ai hezitoi të flasë lidhur me raportimet në media se arkitekti Përparim Rama do të jetë kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinës.
“S’kam koment, ju lus të prisni edhe pak kohë, deri t’i bëjmë publike kandidaturat”, deklaroi Abdixhiku./Insajderi.com