Bahtiri reagon pas dhunimit të të miturës nga dy persona në Mitrovicë

Bahtiri reagon pas dhunimit të të miturës nga dy persona në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka reaguar pas raportimeve se një e mitur është dhunuar nga dy persona në një fshat të Mitrovicës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bahtiri ka ftuar organet e hetuesisë që ta kryejnë punën e tyre.

Kryetari i Mitrovicës thotë se kryerësit e këtij akti duhet të marrin dënimin që e meritojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

“E dënoj ashpër rastin e dhunimit të vajzës së mitur, që ka ndodh para dy ditësh në një fshat të Mitrovicës. Ftoj organet e hetuesisë që ta kryejnë punën e tyre me efikasitet, ku kryerësit të këtij akti të tmerrshëm duhet të marrin dënimin e merituar sa më shpejt që është e mundshme”, ka shkruar Bahtiri. /Insajderi.com