Abdixhiku thotë se e ka pranuar ftesën e Kurtit: Do ta shoh nesër

Abdixhiku thotë se e ka pranuar ftesën e Kurtit: Do ta shoh nesër

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, konfirmoi të enjten mbrëma se e ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, por se akoma nuk i ka kthyer përgjigje, transmeton Insajderi.

Abdixhiku tha se nesër do ta shqyrtojë ftesën, megjithatë shtoi se “LDK-ja nuk iu ikë takimeve”.

“Do ta shoh nesër për çfarë bëhet fjalë. Parimisht LDK-ja nuk i ik takimeve, këtë duhet të ditë, nëse bëhet fjalë për dialog, atëherë qëndrimi i im do të jetë i njëjtë”, tha i pari i LDK-së në ATV.

Kryeministri Kurti u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës./Insajderi.com