Ish-deputeti e quan skandal vendimin për shkarkimin e ambasadorëve

Ish-deputeti e quan skandal vendimin për shkarkimin e ambasadorëve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, e ka cilësuar “skandal” shkarkimin e 12 ambasadorëve nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shkarkuan “pa asnjë arsye”.

“Shkarkimet e ambasadorëve janë një skandal, ato kanë ndodhur pa asnjë arsye. Ata mund të lirohen nga detyra pasi ta përfundojnë mandatin. Shkarkimet bëhen nëse bëhet ndonjë skandal diplomatik, prapë e them që shkarkimi i këtyre ambasadorëve është skandal diplomatik”, ka thënë Shala në Klan Kosova të enjten.

Ai theksoi se ambasadorët duhet të jenë besnik të shtetit, jo të partive politike.

“Ata gjatë fushatës së tyre zgjedhore e kanë përmendur që do të bëjnë shkarkime ndaj atyre që kanë qenë të emëruar politik. Ambasadorët duhet të jenë të besueshëm për shtetin dhe jo për partitë politike”, tha Haxhiu. /Insajderi.com