LDK ende nuk i është përgjigjur ftesës së Kurtit për takim

LDK ende nuk i është përgjigjur ftesës së Kurtit për takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ende nuk i ka kthyer përgjigje kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë së enjtes i ka bërë ftesë për takim, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për EO deputeti i kësaj partie, njëherësh ish-ministër i Mbrojtjes, Anton Quni.

Përveç Abdixhikut, kryeministri Kurti u ka dërguar ftesë për takim edhe dy liderëve të tjerë të partive opozitare në Kuvend, Enver Hoxhajt nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Qeveria nuk ka njoftuar se cilat janë temat e diskutimit, por ka thënë se për çështjet me interes nacional do të konsultohet me partitë opozitare./Insajderi.com