Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media.
Ata do të adresohen para mediave duke filluar nga ora 14:00.
Temë e trajtimit do të jetë mbajtja në Hagë e dy krerëve të kësaj organizate; Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Ata u arrestuan në shtator të vitit të kaluar me urdhër të dhomave të specializuara mbi akuzën “pengim i drejtësisë”. /Insajderi.com