Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ndaluar dy persona nga Komuna e Shtimes, nën dyshimin për trafikim me njerëz, përcjell Insajderi.
Sipas njoftimit, të dyshuarit N.M. dhe A.M., janë ndaluar për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuarit N.M., dhe A.M, nga komuna e Shtimes, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Trafikim me njerëz’ nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për medie.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, bën të ditur se do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. /Insajderi.com