Abdixhiku do të takohet me Kurtin javën e ardhshme

Abdixhiku do të takohet me Kurtin javën e ardhshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, njofton Insajderi.

Takimi mes dy liderëve do të mbahet javën e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi-n Sibel Halimi, zëdhënëse për media e LDK-së.

Përveç Abdixhikut, kryeministri Kurti ftesë për takim iu ka bërë edhe dy liderëve të tjerë të partive opozitare në Kuvend, Ramush Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Enver Hoxhajt nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ky i fundit nuk është deklaruar ende, ndërsa nga AAK-ja kanë bërë të ditur se Haradinaj do të marrë pjesë në takim.

Qeveria nuk ka njoftuar se cilat janë temat e diskutimit, por ka thënë se për çështjet me interes nacional do të konsultohet me partitë opozitare./Insajderi.com