Dy vdekje dhe 58 raste me COVID-19

Dy vdekje dhe 58 raste me COVID-19

Dy vdekje si pasojë e COVID-19 janë regjistruar në njëzetekatër orët e fundit, duke e quar numrin në 2.239 që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe 58 raste dhe 156 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 107.178, ndërsa i të shëruarve 101.099.

Rastet aktive janë 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë. /Insajderi.com