Një fëmijë pesë vjeçar ka vdekur pasi i njëjti është goditur nga një veturë në rrugën “UÇK” të Gjakovës, njofton Insajderi.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ai ka thënë se fëmija po ngiste biçikletën derisa ndodhi aksidenti.
Tutje, ai tha se pesë vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor por nuk ka arritur të mbijetojë.
“Rruga “UÇK” në Gjakovë ishte fatale për një fëmijë i cili nga goditja e veturës nuk ka arritur të mbijetojë plagëve të marra.Fëmija është i moshës rreth pesëvjeçare të cilit aksidenti i ndodhi sa ishte me biçikletë, menjëherë është dërguar në Spitalin rajonal të Gjakovës pas aksidentit për trajtim por përkundër tretmanit nga mjekët nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Gjurkaj./Insajderi.com