Dy të arrestuar për dhunim seksual në Kosovë

Dy të arrestuar për dhunim seksual në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se të premten ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë kyer veprën penale të dhunimit seksual, shkruan Insajderi.

Njëri rast ka ndodhur në Komunën e Prishtinës me 30 prill, në rrugën ”Fahri Fazliu”.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Në lidhje me rastin, është raportuar se me 21.05.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Salih Çeka” në Komunën e Ferizajt.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“ Në lidhje me rastin është raportuar se me 21.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com