Zaklin Nastiç, e cila tha se Kosova është shtet artifi" />

Lekaj i reagon deputetes gjermane: Vetëm të marrët rreshtohen me Serbinë

Lekaj i reagon deputetes gjermane: Vetëm të marrët rreshtohen me Serbinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka reaguar deputetes gjermane, Zaklin Nastiç, e cila tha se Kosova është shtet artificial që duhet çarmatosur.

Në një postim në Facebook, Lekaj e ka quajtur skandaloze një deklaratë të tillë, teksa ka publikuar fotografinë e një ushtari serb, përreth së cilit shihen dhjetëra kufoma.

Deputeti opozitar është shprehur se nuk ka nevojë për shumë fjalë për t’iu përgjigjur deklaratave “skandaloze, qëllimkëqija dhe të pavërteta të kësaj deputeteje në lidhje më bombardimet e NATO-s dhe krimet e tmerrshme të serbëve ndaj popullit shqiptar”.

“1998-1999 – 10.812 shqiptarë të vrarë: Gjakovë 1.022, Skënderaj 984, Gllogoc 804, Rahovec 724, Peja 561, Prishtina 466, Prizren 464, Vushtrri 451, Suhareka 434, Mitrovica 417. 863,000 civilë u dëbuan ga Kosova ndërmjet marsit dhe qershorit të vitit 1999. 80% e personave të zhdukur ishin meshkuj të moshës nga 18 në 40 vjeç.

529 varreza masive. Rreth 20 mijë vajza dhe gra të dhunuara. 45,768 u dëmtuan rëndë dhe 46,414 u shkatërruan. Më shumë se 60 përqind e shkollave u shkatërruan plotësisht. 22 miliardë euro dëme. 1 mijë e 133 fëmijë u vranë gjatë luftës nga forcat serbe. 20 mijë vajza, gra, burra dhe fëmijë, u dhunuan seksualisht. 109 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur”, ka shkruar Lekaj./Insajderi.com