Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 35 raste pozitive të infektimit me Coronavirus, ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë kësaj periudhe janë testuar tre mijë e 199.

Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com