Në Mitrovicë protestohet kundër ngacmimeve dhe dhunës seksuale

Në Mitrovicë protestohet kundër ngacmimeve dhe dhunës seksuale

Në Mitrovicë të shtunën është protestuar kundër dhunës dhe ngacmimeve seksuale, njofton Insajderi.

Kërkesë kryesore e protestës ishte publikimi i emrave të përdhunuesve.

Pjesë e saj ishte edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

“’Thuani emrat e përdhunuesve e ngacmuesve seksual’, ishte kërkesa e shumë protestuesve në Mitrovicë, të cilët sot marshuan në qytet duke kërkuar drejtësi për viktimat. Dhuna seksuale që përjetoi vajza e mitur në Mazhiq të Mitrovicës nuk është rasti i vetëm me të cilën po përballet shoqëria jonë.  Raportimet për raste të tilla kanë vazhduar edhe sot”, ka shkruar Deliu në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com

May be an image of 2 people