Foshnja vdes gjatë lindjes, kërkohet paraburgim për gjinekologun në Spitalin e Gjilanit

Foshnja vdes gjatë lindjes, kërkohet paraburgim për gjinekologun në Spitalin e Gjilanit

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.Th., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Siç bëhet e ditur në ankesën e Prokurorisë ekziston dyshimi i më datë 21 maj, i pandehuri në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka përdorur metoda të papërshtatshme të mjekimit, ku pas një kohe të shkurtër pas lindjes, ka vdekur foshnja.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.TH., në atë mënyrë që me rastin e lindjes së saj, duke përdorur metodat e pa përshtatshme të mjekimit, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i fëmiut është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i pandehuri V.TH., gjendet në ndalim 48 orësh. /Insajderi.com