Shqipëri: Një i vdekur dhe gjashtë raste të reja me COVID-19

Shqipëri: Një i vdekur dhe gjashtë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në njëzetekatër orët e fundit një person ka vdekur dhe janë regjistruar gjashtë raste të reja me Coronavirus.

Rastet pozitive janë dy në Shkodër, dy në Mat dhe nga një rast në Mirditë dhe Berat, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128.826 që nga fillimi i pandemisë.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.215 raste me Coronavirus, prej tyre 2.445 kanë vdekur. Rastet aktive 944. /Insajderi.com