Edoni, 9 vjeçar, djali i Mimoza Kusari-Lilas, është sulmuar të hënën nga qentë endacakë.
Këtë e ka konfirmuar vetë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njofton Insajderi.
“Sulmi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Ajo shtoi se i menjëhershëm ka qenë reagimi i mësueses dhe drejtoreshës për të vazhduar emergjenca.
Po ashtu, theksoi se shteti duhet të ndërmarr veprime konkrete që të trajtohet problem qenve endacakë.
“Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq”, pohoi ajo. /Insajderi.com