Selimi: Kurti po i manipulon sërish shqiptarët e Luginës së Preshevës

Selimi: Kurti po i manipulon sërish shqiptarët e Luginës së Preshevës

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është “duke manipuluar” me shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkruan Insajderi.

Ai këto deklarata i ka bërë pas takimit që ka pasur kryeministri Kurti me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Sot Kryeministri i Kosovës dha deklaratë për Luginë. Deklarata inepte e Kryeministrit Kurti është një shkel-e-shko mbi ekzistencën e shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, “Qeverinë Kurti 1 u dhanë ndihma që njohën represionin Serb përmes “Narodna Bankës”, në Qeverinë Kurti 2, shqiptarët e Luginës manipulohen edhe një here”./Insajderi.com