Protestat për shkollat në Kamenicë, Kastrati: Është lojë e Albin Kurtit kundër meje

Protestat për shkollat në Kamenicë, Kastrati: Është lojë e Albin Kurtit kundër meje

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, që sipas tij është duke bërë “lojë” me të.

Kastrati deklaroi se do të vazhdojë me reformën e tij në arsim, ndërkohë që sipas Kastratit protestat janë të “politizuara dhe të instrumentalizuara nga Qeveria”.

Ai tha se është duke pranuar akuza të ndryshme që po vine në emër të tij, njofton Insajderi.

“Është lojë e Albin Kurtit kundër meje “tha Kastrati në ‘Pressing’ të T7.

Ai shtoi se numri i banorëve në këtë komunë është në rënie të vazhdueshme.

Kastrati po ashtu thotë se prej vitit 1960, zonat rurale në këtë komunë kanë pasur rënie drastike të popullsisë, e në këtë rast edhe të nxënësve nëpër shkolla.

“Ajo që ka ndodhur në Europë, tash po ndodh edhe në Ballkan. Zonat rurale po zbrazen. Madje në rastin e Ballkanit kemi edhe migrim në Europë. Në këtë shkollë kemi 5 nxënës në një gjeneratë. 4 janë të një gjinie e 1 të gjinisë tjetër. Janë afër 100 gjithsej”, tha Kastrati./Insajderi.com