Kandidati për president të Serbisë që luftoi kundër Millosheviqit

Kandidati për president të Serbisë që luftoi kundër Millosheviqit

Kandidati për president të Serbisë nga partia LSV, Nenad Çanak ka thënë se ndoshta është e vërtetë se i largon votuesit me pretendimin e tij se Kosova është e pavarur, por se ai nuk është i interesuar që të ballafaqohet me votuesit.

Çanak ka thënë se misioni i tij kryesor gjatë gjithë ciklit zgjedhor është që t`i shërbejë asaj që njerëzit t`i lus që të mendojnë dhe të ndalojnë të sillen si dikush që nuk dëshiron të thotë fjalë të këqija.

“Është e qartë se Kosova është shtet i pavarur, jo sepse unë dua por se Sllobodan Millosheviqi kundër të cilit kam luftuar dhe e kam mbajtur kokën në një thes”, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Çanak, ka thënë se Millosheviq fillimisht ka humbur politikisht ndërsa më pas edhe luftën po ashtu.

“Fillimisht humbi politikisht, dhe i dha fund me luftë të cilën poashtu e humbi”, ka thënë ai./Insajderi.com