Blerim Maçastena lirohet nga burgu i Serbisë

Blerim Maçastena lirohet nga burgu i Serbisë

Asambleisti nga Podujeva, Blerim Maçastena, i cili po mbahej i burgosur në serbe, është liruar gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Lajmin për lirimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë publikuar fotografi me mbishkrimin “Mirë se vjen”.

Maçastena është asamblist në Komunën e Podujevës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Ai ishte arrestuar nga policia serbe në dhjetor të vitit të 2020, derisa ishte duke e kaluar kufirin Kosovë-Serbi. /Insajderi.com