Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbrëmjen e së hënës, pas lëndimeve të rënda të marra në aksidentin e trafikut në fshatin Pasjan të Parteshit.
Përveç viktimës, në aksident lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër, i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar, përcjell Insajderi.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona njëri nga ta për shkak të lëndimeve të rënda ka vdekur në QKUK-Prishtinë, kurse tjetri pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Insajderi.com