Minibusi me pasagjerë nga Kosova aksidentohet në Bullgari, vdes shoferi

Minibusi me pasagjerë nga Kosova aksidentohet në Bullgari, vdes shoferi

Një shofer ka vdekur në vend dhe tre pasagjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Maritsa në Bullgari.

Sipas mediumit Haskovo, vetura ka dalë nga rruga në zonën e kilometrit 58 në drejtim të Plovdiv.

Incidenti ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, njoftoi Ministria e Brendshme.

Minibusi kishte pesë pasagjerë nga Kosova.

Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi./Insajderi.com