Tahiri: Taksa mjeti i vetëm që ia “palonte” Vuçiqit

Tahiri: Taksa mjeti i vetëm që ia “palonte” Vuçiqit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se “taksa ka qenë mjeti vetëm që ia ka paluar presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Këto komente Tahiri i bëri në Frontal, pasi ministria e Industrisë, Ndërmarrësish dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se “reciprociteti nuk është zgjidhje e menjëhershme”.

“Unë qysh në fushatë ju thosha: Për çfarë reciprociteti po flisni? Ata kanë treg shumë më të madh, neve na kanë në kushtetutën e tyre, na thërrasin Kosova dhe Metohija. Për çfarë reciprociteti flisnin ata”, i reagoi Tahiri ministres.

Reciprociteti me Serbinë ka qenë një nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatave zgjedhore.

Në masë e tillë ishte shkak i një konfrontimi në mes partisë së Albin Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kur qeverisnin bashkë, vitin e kaluar.

Atë botë Richard Grenell, si i dërguar i Donald Trump-it, për dialogun – kërkonte nga Prishtina që të mos vendoste reciprocitet.

Kurti e kishte vendosur atë, për ta larguat taksën 100% që në nëntor të vitit 2018 e kishte vendosur Qeveria Haradinaj. /Insajderi.com