Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, njofton Insajderi.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë.

Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Insajderi.com