Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raportoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar 14 raste të reja dhe dy vdekje nga COVID-19, shkruan Insajderi.
Në njoftim thuhet se me nga dy raste pozitive janë Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar si dhe me nja një raste është Shkodëra, Durrësi, Fieri, Devolli, Tropoja dhe Prrenjas.
Gjatë ditës së martë janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128 mijë e 907 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID të këtij vendi po trajtohen 43 pacientë nga të cilët pesë pacientë janë në terapi intensive.
“Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19”, thuhet në njoftimin e këtij vendi./Insajderi.com