Gazetari, Halil Matoshi, ka thënë se në ditën kur Albin Kurti do ta vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, në mbrëmje më nuk do të jetë kryeministër.
“Po të betohem që në ditën që Kurti e vendos reciprocitetin me Serbinë, në mbrëmje nuk është kryeministër”, tha Matoshi në Kanal10.
Të martën, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se “nuk është që tash të vendoset reciprociteti”.
Pak orë pas deklaratës ajo sqaroi përmes një postimi në Facebook se “deklarata e tij ishte keqinterpretuar”.
Albin Kurti, kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Sipas, Matoshit ai këtë e ka përdoruar “si strategji për t’i fituar zgjedhjet”. /Insajderi.com