Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Mot i vranët dhe me intervale me diell parashikohet për sot dhe nesër në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë. Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, njofton IHMK. /Insajderi.com