Kurti pret sot në takim Abdixhikun

Kurti pret sot në takim Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që sot të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njofton Insajderi.

Ky takim midis dy liderëve do të nis nga ora 11:00.

“Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, ka bërë të ditur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Ftesës së Kurtit për takim nga tre liderët e partive opozitare në Kuvend, i janë përgjigjur pozitivisht Lumir Abdixhiku i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së, kurse kryetari I PDK-së, Enver Hoxhaj, ka refuzuar të marrë pjesë në takim.

Këtë ftesë kryeministri ua ka dërguar krerëve të opozitës për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë më 22 qershor. /Insajderi.com