Vdekje e dyshimtë në QKUK

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje, e martë, që kishte ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,.

Sipas policisë, një person ka raportuar se motra e tij kishte vdekur më 17 maj 2021, rreth orës 16:00, përcjell Insajderi.

“QKUK 17.05.2021 – 16:00. Me 25.05.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra  e tij e cila ishte e shtrirë në QKUK, kishte ndërruar jetë me datën e lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com