Asnjë i vdekur dhe 44 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 44 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me Coronavirus nuk është regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku më tej u tha se edhe 44 raste të reja të infektimit janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet e reja pozitive me COVID-19 janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 840 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është tre mijë e 195.

Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste dhe dy mijë e 241 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com