Një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është grabitur mesditën e së mërkurës.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:15 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar të pagesave në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Policia ‘ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë Borovci.
Po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit./Insajderi.com