Hoxhaj tregon se çfarë i ka shkaktuar rënie PDK-së

Hoxhaj tregon se çfarë i ka shkaktuar rënie PDK-së

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qëndrimi i gjatë në pushtet i ka shkaktuar kësaj partie rënie.

Për këtë ai tha se duhet reformë thellë, teksa për kandidaturën e tij për kryetar theksoi se do ta diskutojë në strukturat partiake.

“Kemi analizë të qartë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit. Janë një grup gjërash, qëndrimi i gjatë në pushtet dhe ne duhet të reformohemi politikisht. Të qenit gjatë në pushtet nuk ke shumë mundësi të jesh pranë qytetarëve”.

“Por ne e kemi marrë mesazhin e qytetarëve dhe tani besojmë se do të kthemi në pozitën e dikurshme”, tha Hoxhaj.

Ndërsa për arrestimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës theksoi se “ajo ishte goditje e rëndë për PDK-në”. /Insajderi.com