Dy persona janë plagosur rreth orës 22:30 në Fushë Kosovë.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit”, tha ai.
Të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë.
Hetimet po vazhdojnë edhe më tutje. /Insajderi.com