Molliqaj për Kurtin: Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit

Molliqaj për Kurtin: Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili në seancën e Kuvendit të Kosovës të së enjtes u quajti të paaftë deputetët opozitarë, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka shkruar se Kurtit “nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit”.

Sipas tij, më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten.

“Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv.  Jo që nuk ka çfarë të thuhet për opozitën, por disa gjëra janë klasike dhe s’kanë pse komplikohen. Vërtetë na duhet kritikë e heterogjenitetit përballë qeverise, por kusht për këtë gjë është që Qeveria të mbetet jashtë këtij debati. Opozita duhet të brengoset kur Kurti pajtohet me ta”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj./Insajderi.com