Pas mosmarrëveshjes me Bogujevcin, flet Arben Gashi i LDK-së

Pas mosmarrëveshjes me Bogujevcin, flet Arben Gashi i LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka është deklaruar rreth përplasjes së sotme të ndodhur në Kuvend me nënkryetaren Saranda Bogujevci gjatë paradites në seancën plenare, për çka demantoi raportimet se midis tyre ka pasur konflikt verbal, njofton Insajderi.

Ai tha se debati midis tyre nisi pasi nënkryetarja e Kuvendit, Bogujevci, nuk ia dha të drejtën deputetëve që të marrin fjalën, gjë që Gashi thotë se e dëmton demokracinë dhe bashkëpunimin me opozitën.

“E vërteta është që kryesuesja e seancës nuk ia dha të drejtën deputetëve, është e palogjikshme dhe e paarsyeshme sepse po ndodh shpesh në këtë legjislaturë, dëmton demokracinë, bashkëpunimin dhe pushteti nuk të jep të drejtë të sillesh në mënyrë jodemokratike”, ka thënë ai.

Gashi tha se sot ka ndodhur rasti kur një nga ministrat ka marrë vendim që mos t’i jepet fjala atij, për çka ka kërkuar nga kryetari Glauk Konjufca që të mos ndodhë më.

“Po kërkoj që si kryetar i Kuvendit të mos të ndodhë që një ministër t’i thotë deputetit se nuk do të flasë gjë që ka ndodhur sot”, tha Gashi.

Shefi i GP të LDK-së më tej tha se ajo çka tha kryeministri lidhur me Agjencinë Kosovare të Privarizimit, që ka për qëllim shuarjen e saj nuk tregon asgjë.

“Sa i përket asaj që prezentohet këtu sot janë disa probleme, ka probleme në AKP, që ka pasur në vazhdimësi. Ajo që prezentohet këtu nuk tregon asgjë, ajo që tha kryeministri që ka për qëllim shuarjen e AKP. Që të shuhet kjo agjenci janë dy ligje që duhet të ndryshohen. Vetëm në dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës janë mbi 20 mijë lëndë që nuk dihet se çfarë ndodhë me to”, ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk është kundër shkarkimit të bordit, por mënyra se si arsytohet Kurti është e gabuar.

“Shumë më lehtë ka qenë që në mëngjes të propozohet një vendim për t’u pezulluar bordi”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.com