Dioqeza e Rashkë-Prizrenit i përgjigjet Kurtit pas ftesës për ta vizituar Manastirin e Deçanit

Dioqeza e Rashkë-Prizrenit i përgjigjet Kurtit pas ftesës për ta vizituar Manastirin e Deçanit

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit i kanë kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth letrës së dërguar në adresë të Sava Janjiqit për të vizituar Manastirin e Deçanit, duke lënë të kuptohet se e kanë refuzuar, transmeton Insajderi.

Sipas tyre, “një kërkesë dhe letër e tillë s’ka kuptim derisa nuk respektohen vendimet e mëparshme rreth pronave të Manastirit”.

“Në lidhje me letrën, të cilën z. Albin Kurti e ka dërguar dje manastirit të Deçanit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit vazhdon ta mbajë qëndrimin e saj të qartë se, nëse institucionet shqiptare të Kosovës duan të dëshmojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguar që të zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, që i njeh pronësinë Manastirit. Ky vendim është injoruar vazhdimisht për pesë vjet,  pavarësisht kërkesave për zbatim nga Manastiri dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Dioqezës së Rashkë-Prizrenit, raporton Kosovo Online./Insajderi.com