Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kanë unitet “LDK do të jetë befasia e zgjedhjeve të vjeshtës.
Gjatë këtij viti zhvillohen zgjedhjet lokale, LDK në votimet e 14 shkurtit regjistroi rezultatin më të keq në histori – duke humbur me vota në çdo bastion nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne do të luftojmë që t’i rikthejmë bastionet tona, por fitorja në Komunat ku kemi qenë edhe më herë fitues, domethënë fitore e betejave të vogla”, ka shkruar Haziri.
Ai po ashtu shtoi se “LDK duhet ta ruaj atributin e partisë urbane, duhet shtrihet fuqishëm në kuptimin e ndikimit të madh dhe të rikthehet kultura elitare politike”.
Lidhja Demokratike e Kosovës, tash ka kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, i cili ka nisur përgatitjen për zgjedhjet lokale. /Insajderi.com