Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd gjatë muajit qershor, njofton Insajderi.
Siç raportojnë mediat serbe, Abazoviq derisa ishte në një emision televiziv tha se “me kënaqësi do të udhëtonte në Beograd”.
“Mali i Zi duhet të dërgojë një ambasador të ri në Serbi”, tha Abazoviq duke shtuar se “ne duhet të provojmë të relaksojmë marrëdhëniet dhe t’i zbresim ato në shoqërore”, raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.
Ai tha se nuk dëshiron raporte armiqësore sidomos me fqinjët. /Insajderi.com