Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e radhës sot nga ora 18:00, njofton Insajderi.
Siç kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kabineti qeveritar do të mbledhet gjatë pasdites të së premtes, por nuk dihet ende arsyeja e kësaj mbledhjeje.
Të mërkurën është mbajtur takimi i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku u rekomandua që të hiqet ora policore, lokalet të operojnë deri në orën 24:00, si dhe të lejohen dasmat nga data 15 qershor.
Kryetari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, ka thënë se me ministrin janë dakorduar që ky rekomandim të shqyrtohet në një nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë. /Insajderi.com