Qeveria e Kosovës miraton lehtësimin e masave, nga e hëna hiqet ora policore

Qeveria e Kosovës miraton lehtësimin e masave, nga e hëna hiqet ora policore

Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.

Largimi i orës policore, lejimi i gastronomisë deri në ora 23:00 si dhe lejimi i lëvizjes pa maska kur është duke ecur vetëm një person – janë disa nga masat lehtësuese.

Ato do të hënë në fuqi, të hënën e 31 majit, njofton Insajderi.

“Kufizimi i orarit të qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave qoftë në ambient të hapur ose të tjera, përveç ambienteve me familje. Zgjatja e orarit të punës për shërbimet e gastronomisë deri në ora 23:00. Lejimi i lëvizjes pa maska gjatë ecjes kur ata janë vetëm dhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia.

Po ashtu do të ketë një manual të veçantë për organizmin e dasmave dhe hapjen e klubeve të natës. /Insajderi.com